Sporti

Risi në listën e Italisë | Spalletti fton Bellanovan e Atalantas

03/18/2025 22:39
nga:Lorik J

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka thirrur anësorin e Atalantas, Raoul Bellanova për çerekfinalen e Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë, pasi Mattia Zaccagni dhe Andrea Cambiaso janë larguar, shkaku i lëndimeve.

Ndeshja e parë luhet në San Siro të enjten në orën 20:45. Zaccagni dhe Cambiaso do të qëndrojnë në kampin e Azzurrit për momentin, por mund të dërgohen në shtëpi herët nëse bëhet e qartë se ata nuk mund të luajnë në asnjërën nga dy ndeshjet.

Bellanova është 24 vjeçar dhe ka katër ndeshje kombëtare për Italinë.

Ai bëri 36 paraqitje konkurruese deri më tani këtë sezon për Atalantën, duke kontribuar me një gol dhe tetë asistime.

/GazetaBlic Sport