Ylli i Real Madridit, francezi Kylian Mbappe shprehu dëshirën e tij për të arritur tripletën këtë sezon me klubin mbretëror.
Mbappe tha: “A luan PSG më mirë pa ty? Kjo nuk më shqetëson mua. Unë i shikoj të gjitha ndeshjet e futbollit, dhe sigurisht edhe ndeshjet e Paris Saint-Germain-it. I uroj atyre më të mirat”, potencoi francezi për Le Parisien.
Ai shtoi: “Unë jam duke u fokusuar në Real Madrid dhe mundësinë për të arritur tripletën këtë sezon. Është diçka që Real Madridi nuk e ka bërë kurrë, kështu që do të ishte vërtet e mahnitshme për sezonin tim të parë të arrij tripletën.”
Ai përfundoi: “Mosmarrëveshja juaj me Nasser El-Khelaifin? Sigurisht, unë do të shtrëngoj duart me të. Dhe mos imagjinoni se do të pështyj në dorën time para se t’i jap dorën”, përfundoi sulmuesi.
/GazetaBlic Sport


