Lajme

Sibel Halimi: Lumir Abdixhiku është njeriu që duhet të udhëheq jo vetëm LDK-në, por edhe vendin!

03/18/2025 18:51
nga:Y I

Gjatë ditës së sotme, deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka kërkuar lidership të ri brenda kësaj partie pas rezultatit zgjedhor.

Në lidhje me këtë deklaratë ka patur reagime të shumta, e një prej tyre ka ardhur edhe nga zyrtarja e këtij subjekti politik, Sibel Halimi.

Halimi tha se Abdixhiku punoi fort e me të gjithë, ta rikthejë LDK-në nga një prag tepër i ulët me besim për rritjen e madhe në vazhdim.

Ajo potencoi në reagimin e saj se Lumir Abdixhiku është njeriu që duhet të udhëheq jo vetëm LDK-në, por edhe vendin.

“LDK mbetet parti e vetme që mbronë liberaldemokracinë, me ideologji shtetkrijuese e shtetmbajtëse.Prandaj, siç kam besuar gjithmonë, Lumir Abdixhiku është njeriu që duhet të udhëheq jo vetëm LDK-në, por edhe vendin” shkruan Halimi raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

LDK-së iu bashkova kur kryetari Lumir Abdixhiku mori drejtimin e saj.

Gjatë këtyre viteve, e kam njohur si një njeri që çdo ditë nuk është ndal kurrë së punuari për rikthimin dhe fuqizimin e LDK-së.

Ai punoi fort e me të gjithë, ta rikthejë LDK-në nga një prag tepër i ulët me besim për rritjen e madhe në vazhdim.

LDK mbetet parti e vetme që mbronë liberaldemokracinë, me ideologji shtetkrijuese e shtetmbajtëse.

Prandaj, siç kam besuar gjithmonë, Lumir Abdixhiku është njeriu që duhet të udhëheq jo vetëm LDK-në, por edhe vendin!