I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sørensen është takuar me përfaqësues shqiptarë dhe serbë të shoqërisë civile.
Si tha se “zërat e shoqërisë civile kanë rëndësi dhe duhet të dëgjohen për ta avancuar normalizimin e marrëdhënieve në gjithë shoqërinë”.
“Shumë i lumtur që pata mundësinë të ulem me përfaqësues si nga komuniteti shqiptar, ashtu edhe nga ai serb i Kosovës, për të dëgjuar idetë dhe pikëpamjet e tyre, përfshirë edhe mbi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, shkroi Sørensen në X.
The voices of civil society matter and need to be heard to advance normalisation of relations across society. Very happy to sit down with both Kosovo Albanian and Kosovo Serb representatives to hear their ideas and point of views, including on the implementation of Ohrid. pic.twitter.com/WoexblKWNU
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) March 18, 2025


