Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Hazhiu, ka reaguar pas varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçit, për të cilin tha se padrejtësisht nuk u lejua që të merrte pjesë.
Haxhiu tha se në varrim, Haxhi Thaçit i mungoi i biri, por nuk mungoi populli me mbështetje masive nga të gjitha viset.
“Sot Drenica, Kosova e mbarë shqiptaria i dhanë lamtumirën e fundit burrit që lindi burra, Haxhi Thaçit, babait të presidentit Hashim Thaçi, i cili padrejtësisht nuk u lejua të marrë pjesë në varrim.I mungoi i biri por nuk mungoi populli me mbështetjen masive nga të gjitha viset shqiptare.Lamtumirë baca Haxhi” shkruan Haxhiu raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Sot Drenica, Kosova e mbarë shqiptaria i dhanë lamtumirën e fundit burrit që lindi burra, Haxhi Thaçit, babait të presidentit Hashim Thaçi, i cili padrejtësisht nuk u lejua të marrë pjesë në varrim.
I mungoi i biri por nuk mungoi populli me mbështetjen masive nga të gjitha viset shqiptare.
Lamtumirë baca Haxhi!
Ti ke lënë vepra të mëdha, ke mbjell farën e atdhetarizmit.
Ngushëllime president, Endrit, gjithë familjes Thaçi dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë!
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!


