Lajme

E rëndë: Vetëvritet një grua në Gjakovë, dyshohet se u hodh nga minarja e Xhamisë

03/18/2025 15:01
nga:Y I

Një grua e moshës rreth 40 vjeçare në Gjakovë, dyshohet se e ka vrarë vetën duke u hedhur nga minarja e Xhamisë.

Ekipi mjekësor e ka tërhequr trupin e viktimës nga vendi i ngjarjes dhe e ka dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës ku dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësite relevante.

Trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i mjekësisë ligjore (IML)./Insajderi/