Është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij një person në fshatin Vranisht të Devollit të Shqipërisë.
Bëhet e ditur se personi që u gjet i vdekur është i moshës 30-vjeçare dhe se vuante nga sëmundje e epilepsisë, raporton TCh.
“Policia ndodhet në vendngjarje, trupi i pajetë do të dërgohet në morg për ekspertizë mjeko ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes”.


