Premier League ka njoftuar se nga sezoni 2025-26, PUMA do të jetë furnizuesi i ri i topit, duke zëvendësuar Nike.
Prodhuesi amerikan Nike pati mundësinë të zgjeronte partneritetin, por negociatat nuk çuan në një rezultat pozitiv.
“Ne jemi të kënaqur të mirëpresim PUMA-n si Furnizuesin Zyrtar të Topave të Ndeshjes në Premier League”, tha shefi ekzekutiv i Premier League, Richard Masters.
“PUMA ka një histori krenare të përfshirjes në futboll për shumë vite dhe ne mezi presim të shohim topin e ri të përdorur në të gjitha ndeshjet tona nga kjo verë e tutje.”
/GazetaBlic Sport


