Sporti

Çikat e Kosovës U17 “turpërohen” nga Gjermania, humbin 10:0!

03/17/2025 19:25
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës U17 (vajzat) janë mposhtur thellë nga Gjermania.

Ndeshja e cila u zhvillua sot, përfundoi me rezultatin e thellë 10-0 për gjermanet, shkruan GazetaBlic Sport.

Veç pjesa e parë e ballafaqimit u mbyll me rezultatin 7-0, teksa edhe tri gola tjerë erdhën në pjesën e dytë nga ekipi kombëtar gjerman.

Ky ballafaqim u zhvillua në kuadër të kualifikueseve të Europianit.

/GazetaBlic Sport