Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, u detyrua të bëjë dy ndryshime në skuadrën e tij për çerekfinalet e Ligës së Kombeve kundër Holandës.
Dy lojtarë të Barcelonës – Inigo Martinez dhe Marc Casado – pësuan lëndime. Inigo do të mungojë për dy deri në tre javë, ndërsa Casado do të jetë jashtë për të paktën dy muaj.
Dean Huijsen nga Bournemouth, i cili ishte pjesë e përzgjedhjes U-21, është thirrur për të zëvendësuar mbrojtësin.
Luis de la Fuente zgjodhi mesfushorin e Bayer Leverkusen, Aleix Garcia për të zënë vendin e Casados.
/GazetaBlic Sport


