Lajme

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ngushëllon ish presidentin Thaçin për vdekjen e babait

03/16/2025 11:57
nga:G B

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babai të ish presidentit Hashim Thaçi, raporton Gazeta Blic.

“Në këto momente të vështira, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe ndjejmë dhembjen tuaj për humbjen e një njeriu të dashur, të respektuar dhe me vlera të larta familjare e shoqërore. Haxhi Thaçi përballoi sfidat e jetës me dinjitet dhe forcë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në familje dhe në shoqëri”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI 

E nderuara familje Thaçi,

Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Në këto momente të vështira, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe ndjejmë dhembjen tuaj për humbjen e një njeriu të dashur, të respektuar dhe me vlera të larta familjare e shoqërore. Haxhi Thaçi përballoi sfidat e jetës me dinjitet dhe forcë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në familje dhe në shoqëri. Kujtimi për të do të mbetet i gjallë te të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan. Ju urojmë forcë dhe durim në këtë kohë të dhimbshme. Zoti e pastë në mëshirën e Tij!

Lidhja e Bizneseve të Kosovës.