Lajme

Kremlini konfirmon bisedimet Putin-Trump për nesër

03/17/2025 12:23
nga:G B

Rusia ka konfirmuar se presidenti i këtij vendi Vladimir Putin do të bisedojë me homologun amerikan Donald Trump të martën

“Po, kjo është e saktë, një bisedë e tillë po përgatitet për të martën,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov , raporton Sky News.

Peskov nuk elaboroi detajet e thirrjes së 18 marsit, duke thënë se Kremlini nuk i zbulon kurrë detajet paraprakisht.

“Ne kurrë nuk e bëjmë këtë”.