Lajme

Isa Mustafa ngushëllon Thaçin: Për ata që u dolën në ballë, betejat për Kosovën po vazhdojnë të tregohen të rënda

03/17/2025 11:36
nga:Gazeta Blic

Isa Mustafa ka reaguar pas vdekjes së babait të ish presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi.

Ai i ka shprehur ngushëllime Thaçit dhe gjithë familjes.

“Ngushëllimet më të thella Presidentit Hashim Thaçi si dhe familjes Thaçi për ndarjen nga jeta të babait dhe familjarit Haxhi Thaçi. Për ata që u dolën në ballë, betejat për Kosovën po vazhdojnë të tregohen të rënda.”