152 pacientë janë të hospitalizuar në institucione të ndryshme shëndetësore të Maqedonisë së Veriut, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, kanë njoftuar nga MSH-ja atje.
Më tej, Ministria e Shëndetësisë njofton se pas tragjedisë sistemi shëndetësor është mobilizuar.
Sipas tyre, në Kirurgjinë e Fëmijëve ka katër pacientë të hospitalizuar, në Klinikën për Kirurgji Plastike – 11, në Spitalin Klinik në Shtip – 45, në Spitalin e Koçanës – 30, në Spitalin “Shën Naumi I Ohrit” – 29, në “8 Shtatori” – 17 dhe në KARIL – 16.
Nga numri i përgjithshëm i të shtruarve nëpër spitale, 18 pacientë janë në situatë kritike – 3 në Kirurgjinë e Fëmijëve, 7 në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit dhe 3 në Spitalin e Vjetër të Qytetit./KlanMacedonia


