Lajme

Në Terbovc të Lipjanit zjarri i përfshin një pjesë të fushave

03/16/2025 09:56
nga:G B

Një pjesë e fushave të Terbovcit të Lipjanit është raportuar se është përfshirë nga zjarri të shtunën.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin  e ngjarjes dhe kanë lokalizuar  zjarrin, përveç në disa vende ku është e pamundur intervenimi.

Për rastin në fjalë është njoftuar prokurori.