Lajme

KQZ mblidhet sot në orën 16:00 për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

1 ditë më parë
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 16:00 për të bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 15 mars 2025, ora 16:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedheve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025”. tha Elezi për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/