Policia e Kosovës në Mitrovicë të veriut ka gjetur dhe sekuestruar 112 fishekë të armës së gjatë.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se janë gjetur poashtu 8×15 fishekë manovrues dhe dy maska.
I dyshuari pas intervistimit është liruar.
“Rr. Kollashini, Mitrovicë Veri 14.03.2025 – 14:20. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, i janë gjetur dhe sekuestruar 112 fishekë manovrues të armës së gjatë, 8×15 fishekë manovrues dhe dy maska. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, njofton Policia.