Lajme

Arrestohet në Kosovë shtetasi i Shqipërisë, iu gjetën katër granata dore në veturë

03/15/2025 09:46
nga:Y I

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të premten në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari u arrestua pasi në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar katër granata dore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.