Është publikuar lista me futbollistet e përzgjedhura për turneun kualifikues të Evropianit 2025.
Ekipi do të përbëhet nga portieret Anita Krasniqi dhe Altuan Hyseni. Mbrojtëset Erëza Gashi, Blerta Asllanaj, Mimoza Zeqiir, Lejla Murati, Fiona Kozhani, Jonida Godeni, Luisa Gjergjaj dhe Leona Kikaj.
Me sulmueset Agnesa Krasniqi, Loela Ahmeti, Bora Bajrami, Ema Maliqi, Viola Nuha, Adela Sinani, Fatime Beha, Krenare Kelmendi, Ariana Sadirja dhe Albonita Statovci.
Dardanet U17 do të udhëtojnë në Gjermani ku do të marrin pjesë në turneun kualifikues për Evropianin 2025.
Vashat e Kosovës janë pjesë e Ligës A, grupit A7 me Gjermaninë, Danimarkën dhe Austrinë.
Ndeshjet do të zhvillohen me 17, 20 dhe 23 mars.