Lajme

Molliqaj: Dikur Limaj e konsideronte Kurtin lider autoritar, jam i befasuar nga gatishmëria e tij për bashkëqeverisje

1 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, është i ftuari i kësaj jave në emisionin ‘Blic Interview’ me Astrin Gashin.

Ndër të tjera, Molliqaj ka komentuar edhe gatishmërinë e kryetarit të NISMA-së, Fatmir Limaj, për një bashkëpunim të mundshëm qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, ka mbetur i befasuar me deklarimin e tij publik, madje në syrin e tij kjo gjë ishte shumë zhgënjyese, në veçanti për formimin e tij politik që ka.

Për mua intervista dhe deklarimi i Fatmir Limajt për bashkëpunim me Albin Kurtin ka qenë tërësisht befasues dhe zhgënjyese. Më befasoi sepse ishte totalisht jashtë atij formimit politik të tij”, tha fillimisht Molliqaj.

Tutje, ai shtoi se Limaj qenë opozitari më i zëshëm dhe tash u bë personi më i gatshëm për të qeverisur me Kurtin, madje e ka konsideruar në të kaluarën edhe lider autoritar.

“Mos të harrojmë, ai ka qenë opozitari më i zëshëm dhe tash u bë personi më i gatshëm për të qeverisur me Kurtin, për mua është një problem i madh. Nëse një lideri i thua autoritar, nuk ka kuptim koalicioni me të. Nëse e kritikoni për keq-qeverisje ose afera të ndryshme edhe mund të jetë logjike një koalicion, por jo me një person që e keni konsideruar autoritar”, përfundoi Molliqaj.

/GazetaBlic/

 

1 ditë më parë

Molliqaj: Kurti qeverisi keq, por unë kam prit që do ti merr 48 deri në 52%