FFK ka publikuar listën me futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet e muajit mars.
Dardanët do të zhvillojne dy ndeshjet e “play off”-it të Ligës së Kombeve të vlefshme për promovimin në Ligën B, shkruan GazetaBlic Sport.
Përveç listës kryesor në të cilën janë futbollistët e ftuar, ekziston edhe lista e zgjeruar, me futbollistët potencial për të zëvendësuar këdo që ka nevojë nga lista kryesore.
Ajo që bie në sy është ftesa e Elvir Gashijanit tek kjo listë, poashtu edhe ajo e Bersant Celinës.
/GazetaBlic Sport/