Lajme

Vetëm për një ditë, policia gjobiti mbi 2 mijë e 500 shoferë

1 ditë më parë
nga:Y I

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.

2 mijë e 506 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së enjte.

Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, 2 me fatalitet, 19 me të lënduar, ndërsa 34 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu policia ka arrestuar 29 persona, 13 janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit.