Lajme

Theret me thikë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

03/14/2025 08:55
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Podujevë, ku një person është therur me thikë pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar pasi ka sulmuar me thikë viktimën, gjithashtu mashkull kosovar.

Autoritetet kanë sekuestruar mjetin e mprehtë të përdorur në sulm, ndërsa viktima ka marrë tretman mjekësor për plagët e marra.

I dyshuari, pas intervistimit nga organet e hetuesisë, është dërguar në mbajtje, ndërsa policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.