Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Konstantinos Tasoulas-in për inaugurimin e tij si President i Republikës së Greqisë.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, presidentja Osmani ka shkruar se Kosova dhe Greqia vazhdojnë të ndërtojnë ura miqësie.
Duke i uruar atij një mandat të suksesshëm në të ardhmen, presidentja e vendit ka deklaruar se është e gatshme për të punuar së bashku për të shfrytëzuar mundësi të reja për bashkëpunim me përfitim reciprok.
“Urime Konstantinos Tasoulas për inaugurimin e tij si President i Republikës së Greqisë! Ndërsa Kosova dhe Greqia vazhdojnë të ndërtojnë ura miqësie, ne mezi presim të punojmë së bashku për të shfrytëzuar mundësi të reja për bashkëpunim me përfitim reciprok. Duke i uruar atij një mandat të suksesshëm në të ardhmen”, ka shkruar Osmani.