Lajme

Abdixhiku: Kemi 61 mijë vota më shumë se zgjedhjet e kaluara, është rritja më e madhe që ka pasur LDK

03/13/2025 21:43
nga:G B

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin tha se LDK ka 61 mijë vota më shumë krahasuar rezultatin para 4 vite.

“Po flasim për 61 mijë vota të rritura brenda 4 viteve. Kjo është rritja më e madhe që e ka pasë LDK, rritje më të madhe LDK nuk ka pasur, me përqindje. Rreth 60-70 përqind. Pritje kanë qenë më të mëdha, por ky është verdikt që ka dhënë qytetari”, tha Abdixhiku.