Lajme

Tahiri për Thaçin: Si në luftë, si në Rambuje, kryelartë edhe sot kur vizitove babanë

03/13/2025 19:43
nga:G B

Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e ish presidentit Hashim Thaçi sot në Kosovë, ku erdhi ta takonte babanë e tij të shtrirë në spital, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai edhe sot ishte kryelartë, si në luftë dhe në Rambuje.

Postimi i saj i plotë:

Si ne lufte, si ne Rambuje kryelarte ashtu edhe sot kur vizitove baben e semure, miku im i lirise dhe pavaresise!