Lajme

Kajtazi: S’mund të jesh neutral përballë figurës së Thaçit, pas Hagës shihet si ati themelues i shtetit të Kosovës

03/13/2025 17:33
nga:G B

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar figurën e ish-presidentit Hashim Thaçi pas vizitës së tij një ditore për babanë e shtrirë në spital.

Kajtazi ka thënë se Thaçin ose e do dhe e respekton ose e urren. Ai ka shtuar se kurrsesi nuk mund të jesh neutral karshi figurës së tij.

Sipas gazetarit Kajtazi, dashuria dhe respekti për Thaçin janë rritur kaq shumë gjatë viteve të gjykimit në Hagë saqë nuk shihet më si politikan i dikurshëm, por si ati themelues i shtetit të Kosovës.

“Hashim Thaçin, ose e do dhe e respekton, ose e urren. Kurrsesi nuk mund te jesh neutral perballe figures se tij”, ka thënë Kajtazi.

“Dashuria dhe respekti per te eshte rritur kaq shume pergjate ketyre viteve te gjykimit ne Hage sa qe shihet me si politikan i dikurshem, por si ati themelues i ketij shteti ne te cilin po shkarraviten disa adoleshente politike”, ka shtuar gazetari Kajtazi.

Sipas tij, në procesin gjyqësor është parë se çfarë maskarade është gatuar për udhëheqësit e luftës, sidomos për Thaçin.

“Urrejtesit sot nxoren krye me shume se kurdohere per shkak te dashurise dhe respektit qe iu be edhe pas pese vjet izolimi”, ka thënë Kajtazi.