Lajme

Aksidenti në Vushtrri me një të vdekur dhe shtatë të lënduar- Policia jep detaje shtesë!

03/13/2025 14:18
nga:Y I

Një person ka vdekur edhe shtatë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Galicë të Vushtrrisë.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, tha për Klankosova se në aksident është përfshirë një veturë.

“Si pasojë e lëndimeve të pësuara rreth orës 11:00 nga SHSKUK-ja është raportuar se ka humbur jetën shoferi i veturës viktima H. S., 59 vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe shtatë pasagjeret që ndodheshin në automjet”, deklaroi Zaiti.

Zaiti theksoi se nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ku për pasojë vetura përfundon jashtë rruge.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, shtoi ai.

 

Aksidentohet autobusi në Duboc të Vushtrrisë, vdes shoferi, disa nxënës të lënduar