Lëvizja Vetëvendosje, pak ditë më parë, ka kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që të anulojë rezultatet e votimit me postë dhe që të urdhërojë Komisionin Qendror Zgjedhore që të përsërisë votimin.
Një kërkesë e tillë u refuzua nga PZAP-ja si e pasafatshme.
Nga ky subjekt politik paralajmëruan se do të ankohen në Gjykatën Supreme në lidhje me votat me postë.
Dje në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1 mijë e 631 fletëvotimeve të votimit me postë që ishin shpallur të pavlefshme.
Por procesi i certifikimit të rezultatit zgjedhor duket që është ende larg.
Në lidhje me këtë çështje dhe formimin e Qeverisë ka folur në një intervistë për “Gazeta Blic”, njohësja e çështjeve politike Afërdita Maliqi.
Maliqi tha se fakti që ka kaluar një muaj dhe s’kemi certifikim të rezultatit zgjedhor tregon se kjo zvarritje i konvenon partisë e cila doli e para në zgjedhje, LVV-së.
Ajo theksoi se me rezultatet siç janë tani, Albin Kurti, mund t’a bëjë Qeverinë e re me komunitetet qe vijne nga pakicat duke perfshire edhe Listen Serbe.
“Me vetë faktin, se ka kaluar më shumë se një muaj dhe ende nuk kemi certifikim të zgjedhjeve, tregon se kjo zvarritje po i konvenon partisë që ka dalë e para në zgjedhje. Nëse Vetëvendosje do të fitonte aq sa ka pretenduar, moti e kishim pas Qeverine e re.Me numrat që janë, Kurti mund ta bej qeverine e re me komunitetet qe vijne nga pakicat, duke perfshire edhe Listen Serbe, sepse pa numrat e tyre nuk mundet ta formoje nje Qeveri me pakicat, siç e ka thënë, sepse nuk arrin t’i bej numrat ne 61. Edhe nese behet kjo, dhe Kurti shkel parimin e vet per Listen Serbe, nuk prodhon nje qeveri të qëndrueshme” deklaroi Maliqi.
Maliqi tha se nëse Kurti nuk arrin t’i bëjë 61 numra, subjektet politike opozitare mund ta formojnë Qeverinë nëse lënë anash kapriçot dhe kushtet për postin e Kryeministrit.
“Nëse, VV nuk arrin të formojë, partitë opozitare, nëse lën kapriçot dhe kushtet për postin e kryeministrit, mund ta formojnë Qeverinë. Kosova ka nevojë për një Qeveri që i ecë përpara proceset me të cilat po përballet vendi, e jo një Qeveri populliste që prodhon izolim” tha Maliqi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Përfundon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë


