Lajme

Komuna e Prishtinës paralajmëron inaugurimin edhe të një sheshi

9 orë më parë
nga:Y I

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot nga ora 10:00 do të inaugurohet sheshi “Erhard Busek” brenda sheshit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Me këtë rast është thirrur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal me vetëm një pikë të rendit të ditës, e cila ndërlidhet me këtë ceremoni.

“Në bazë të nenit 44.4 të Ligjit nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale “Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës” nr.28/15, qershor 2008, e njoftojmë publikun se me datën 13.3.2025, në ora 10:00, në Sallën e madhe të mbledhjeve në Objektin e vjetër të Komunës, mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kryeqytetit, me një pikë të rendit të ditës: 1. Propozim-vendimi për emërtimin e sheshit “Dr.Erhard Busek”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës së lëshuar nga komuna, ky shesh është nderim për kontributin e Busekut në forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Austrisë.