Sporti

Atletico Madrid publikon 11-shen titullare për derbin e madh ndaj Real Madrid

03/12/2025 19:55
nga:Mergim Rreci

Në mesin e shumë ndeshjeve spektakolare që zhvillohen sonte në Ligën e Kampionëve, kryendeshja do të jetë ajo në Madrid.

Dy skuadrat e këtij qyteti, Atletico dhe Real Madrid, do të përballen në ‘Wanda Metropolitana’, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 2 me 1 për ‘Mbretërit’ dhe e ‘zjarrtë’ pritet të jetë beteja edhe sonte, atje ku do të mësohet skuadra që do të kalojë në çerekfinale.

Ja formacionet zyrtare tek të dy skuadrat:

Atletico XI: Oblak; Marcos Llorente, Giménez, Lenglet, Reinildo; Simeone, De Paul, Pablo Barrios, Gallagher; Griezmann, Julián Álvarez

Real Madrid XI: Courtois; Fede Valverde, Rüdiger, Asencio, Mendy; Modric, Tchouaméni, Bellingham; Rodrygo, Mbappé, Vinicius

/GazetaBlic Sport/