Futbollisti Dion Gallapeni ka reaguar për herë të parë, pas raportimeve se Kombëtarja e Shqipërisë ka shprehur interesim për të.
Mbrojtësi i talentuar i Prishtinës e ka konfirmuar se do t’i qëndrojë besnik Kombëtares së Kosovës, transmeton GazetaBlic Sport.
“Për mua dhe familjen time është nder dhe krenari që të përfaqësoj vendlindjen time, vendin që u derdh shumë gjak që të çlirohet, e që ne tani e kemi obligim që të derdhim djersën tonë dhe të japim gjithçka nga vetja që të ndërtohet e të zhvillohet”, ka thënë ai ndër të tjera.


