Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme zhvilloi një takime ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi kryesor vendimmarrës i NATO-s.
Ndërsa përmes një postimi në X, sot e para e shtetit tregoi se pjesëmarrës në këtë takim kanë qenë edhe përfaqësuesit e shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, si Ukraina e Armenia.
Për takimin, Osmani tha se Kosova është e përkushtuar ndaj vlerave euroatlantike dhe partneritetit strategjik me NATO-n.
“Duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm të KFOR-it në ruajtjen e paqes, ritheksova përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe partneritetit tonë strategjik me NATO-n”, ka shkruar Presidentja.
Me këtë postim, Osmani ka falënderuar vendet partnere të NATO-s—Ukrainën, Armeninë, Austrinë dhe Zvicrën—për praninë e tyre në takim, duke forcuar përkushtimin e përbashkët për një botë më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë.
A timely and critical discussion yesterday with the North Atlantic Council (NAC) on Kosovo’s NATO membership aspirations as well as on the latest security developments in our region.
Emphasizing KFOR’s indispensable role in maintaining peace, I also reaffirmed Kosovo’s… pic.twitter.com/CmgG3EiJ3o
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 12, 2025


