Lajme

Avokati seb: Protestat do të shtrihen në bllokada dhe ndërprerje të shërbimeve, kundër Vuçiq

03/12/2025 16:04
nga:G B

Më 15 mars, studentët serbë kanë paralajmëruar një tubim masiv kundër korrupsionit, i cili në thelb konsiderohet si një protestë kundër regjimit të presidentit Alleksander Vuçiq.

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka deklaruar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, se protestuesit planifikojnë të radikalizojnë demonstratat.

Kështu mos u kufizuar vetëm në grumbullime qytetare në sheshe, por edhe me bllokada të transportit publik, minierave dhe ndërmarrjeve energjetike.