Gjykata e Korçës ka dënuar me 83 vite burg katër të akuzuarit për vrasjen e Martin Çeços, përfshi këtu edhe Martina Pajollarin.
Familjarët e Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, të dënuar me 25 dhe 23 vite burg kundërshtojnë për këtë vrasje pasi sipas tyre nuk janë këta autorët.
Ata tregojnë se natën e ngjarjes të dy kushërinjtë Mollaj kanë qenë në banesë dhe jo në fshatin Kolanec, ku banonte viktima.
Nga komunikimet me Valter dhe Edlir Mollaj, të cilët janë duke vuajtur dënimin në burgun e Peqinit, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria e Korçës.
Ndërkohë nëna e Martina Pajollari tregon se ka gënjyer në deklaratën e saj për shkak të presionit të kryer nga oficeret e policisë gjyqësore.
Me 20 vite burg u dënua dhe Martina Pajollari si dhe me 15 vite burg Bledi Angjo.
Të 4 këta persona akuzohen për ngjarjen e vitit 2022, ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Martin Çeço, trup i të cilit është gjetur në ujërat e rezervuarit Kolanec. /A2CNN.


