Sporti

Mirel Josa e konfirmon largimin nga klubi i Vëllaznimit

03/12/2025 15:20
nga:Lorik J

Skuadra gjakovare, Vëllaznimi ka shkarkuar trajnerin e mirënjohur shqiptar, Mirel Josa.

Në dy ndeshjet e fundit, Vëllaznimi barazoi me Rilindjen dhe Trepçën 89′, teksa poashtu humbi me Lirinë 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Vet trajneri, Mirel Josa konfirmoi se nuk është më pjesë e Vëllaznimit.

“Po është e vërtetë që jam larguar”, tha Mirel Josa për ‘GazetaBlic Sport’.

Në vendin e Josës pritet të emërohet Xhengiz Rexhepi.

/GazetaBlic Sport