Zafir Berisha nga NISMA ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin, duke thënë se ai ka dështuar në formimin e qeverisë dhe tani po përdor përfaqësuesit e partive minoritare për të krijuar krizë institucionale, raporton GazetaBlic.
Sipas Berishës, Kurti erdhi në pushtet si “nacionalist”, por ka qeverisur me ish-përfaqësues të regjimit jugosllav dhe ka luftuar vlerat e historisë moderne të Kosovës.
Ai e akuzon Kurtin për menaxhim të dobët dhe sjellje të papërgjegjshme ndaj shtetit.
E plotë:
Duke e pa se e ka të pamundur me formu qeveri, Albini me shumë mjeshtëri po i përdorën perfaqësuesit e partive minoritare për të krijuar krizë instituciale në Kosovë.
Erdhi në pushtet si “nacionalist” me përralla për bashkim kombëtar, kurse për 5 vite ka qeverisur me neojugosllave, pasardhës të UDB-ashave dhe atyre që në vitin 1981 kanë qenë të regjistruar me kombësi jugosllave, duke luftuar çdo vlerë të historis më të re të shoqëris tonë, që realizoj ëndrrën shekullore për liri në Kosovë.
Falë analfabetëve funksional, po sillet me Kosovën sikurse me qenë plaqkë e sjellur me strajcë nga Vlladimiri.


