Sporti

E shau referin, Correa i Atletico Madridit denohet me 5 ndeshje moslojë

03/12/2025 11:59
nga:Lorik J

Angel Correa u dënua me 5 ndeshje. Katër ndeshje ishin për fyerje të arbitrit dhe një për karton të kuq. Sanksioni do të zbatohet në La Liga dhe Copa del Rey.

Sulmuesi i Atletico-s mori karton të kuq për një ndërhyrje në minutën e 88-të të ndeshjes së xhiros së 27-të të La Ligës kundër Getafe (1-2).

Pas përjashtimit, Correa ofendoi gjyqtarin Cuadra Fernandez, duke përdorur gjuhë të turpshme. Gjyqtari i regjistroi fjalët e tij në protokollin e ndeshjes.

“Në minutën e 88-të, Angel Correa u përjashtua me karton të kuq për këtë arsye: ai bëri një ndërhyrje të ashpër kundër një kundërshtari. Pasi mori kartonin e kuq, lojtari m’u drejtua me këto fjalë: ‘Bir k***, bastard’”, shkruan Fernandez në protokoll.

/GazetaBlic Sport