Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e saj e ka miratuar një marrëveshje shumë të rëndësishme.
‘Dritën e gjelbër” nga ekzekutivi kosovar e mori marrëveshja kornizë në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me këtë rast, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se me këtë marrëveshje do të ketë angazhim të ndërsjelltë në planifikim të mbrojtjes, qëndrueshmërisë dhe ngritjes së kapaciteteve strategjike ushtarake.
“Ministria e Mbrojtjes mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike dhe bashkëpunim me vendet aleate, dhe në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka iniciuar lidhjen e marrëveshjes kornizë. Me këtë marrëveshje Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës angazhohen në avancimin në fushën e mbrojtjes si: Planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmëri strategjike, si dhe ngritje e kapaciteteve strategjike ushtarake”, deklaroi Kurti në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë.
Anëtarët e kabinetit qeveritar i dhanë votën pro kësaj marrëveshje.


