Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, tha se Pedri është lojtari më i mirë në botë në pozitën e tij.
“Është e pabesueshme të shohësh se çfarë bën ai me dhe pa top. Ai është një futbollist i madh dhe luan në pozicionin më të përshtatshëm. Ai është më i miri në botë në këtë pozicion”, tha Flick.
“Jam shumë i lumtur për Lamine Yamal, ai nuk kishte shënuar për një kohë të gjatë”, shtoi trajneri i Barcelonës.
“Ai tregon shumë besim, goli erdhi në momentin e duhur”, shtoi specialisti gjerman.
Edhe Hansi Flick theksoi atmosferën e shkëlqyer në skuadër.
/GazetaBlic Sport


