Lajme

Televizor, pushkë ajrore e kamera sigurie vidhen nga një shtëpi në Prishtinë

03/12/2025 09:10
nga:Y I

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në Prishtinë.

Persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë me forcë në brendinë e shtëpisë së viktimës mashkull dhe nga aty kishin vjedhur një televizor në vlerë 500 euro, një pushkë ajrore dhe dy kamerat e sigurisë në vlerë prej 200 euro.

Rasti po vazhdon të hetohet.