Sporti

E turpëroi Salahun | Përmbledhja e paraqitjes mahnitëse të Nuno Mendes ndaj Liverpoolit është diçka për t’u parë e shijuar

03/12/2025 08:45
nga:Lorik J

Liverpooli është eliminuar nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/16-tës, pasi u mposht me penallti nga Paris Saint-Germain të martën mbrëma.

Mohamed Salah pati një mbrëmje të vështirë në ndeshjen e parë dhe gjërat nuk u përmirësuan për të as në ndeshjen e dytë, përveç penalltisë së tij të suksesshme.

Një numër i mediave franceze dhanë verdiktet e tyre për paraqitjen e yllit të Liverpool kundër PSG-së në Anfield, përcjell GazetaBlic Sport.

Tre media franceze i japin Mohamed Salah notën më pak se 5 nga 10 sa është më e larta.

Megjithatë, meritat për paraqitjen e dobët të Mo Salah i kishte mbrojtësi kundërshtar, Nuno Mendes, i cili e kishte studiuar në hollësi egjiptianin dhe nuk e lejonte të bënte asgjë në fushë, sikur në ndeshjen e parë, ashtu edhe në të dytën.

Më poshtë keni një përmbledhje të paraqitjes fenomenale të tij: