Lajme

Erërat e forta lënë pa rrymë qytetarët në Pejë e Deçan, KEDS: Ekipet tona janë në terren

03/11/2025 15:32
nga:G B

Erërat e forta që kanë goditur sot Pejën dhe Deçanin kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik, duke lënë pa energji elektrike një numër qytetarësh.

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se ekipet e saj kanë dalë menjëherë në terren dhe po punojnë intensivisht për të rikthyer furnizimin me rrymë.

“Si pasojë e motit të stuhishëm me erëra të forta, të cilat filluan në orët e para të mëngjesit, së pari në qytetin e Deçanit, më pas në atë të Pejës, një numër i caktuar i konsumatorëve në këtë rajon ka mbetur pa energji elektrike. Ekipet e KEDS-it kanë dalur në terren menjëherë dhe po punojnë në mënyrë intensive për të rikthyer në normalitet furnizimin me energji elektrike për konsumatorët e afektuar, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.