Lajme

Pas takimit, Osmani dhe Rutte do të mbajnë konferencë për media

03/11/2025 14:24
nga:Genita C

Në Presidencë ka nisur takimi mes Presidentes Vjosa Osmani dhe shefit të NATO-s, Mark Rutte.

Pas këtij takimi, të dy do të mbajnë konferencë për media.

Shefi i NATO-s, krahas Osmanit, do të takojë edhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas njoftimit, takimi parashihet të zhvillohet në ora 14:50.