Lajme

Vuçiq njofton për takimin me djalin e Donald Trump: Diskutuam për raportet mes Serbisë dhe Amerikës

03/11/2025 13:08
nga:Genita C

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se është takuar me djalin presidentit amerikan, Donald Trump Jr.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjete sociale.

“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”, është shprehur Vuçiq.

Ai ka shtuar se takimi me djalin e Trumpit simbolizon angazhimin për forcim të raporteve dhe punën në adresimin e sfidave globale.