Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka përkujtuar protestat e vitit 1981, ku sot shënojnë 44 vjetorin e tyre, raporton GazetaBlic.
Limaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se ato demonstrata, shënuan kthesë të madhe në përpjekjet e popullit tonë për liri dhe pavarësi.
“Në këtë ditë të rëndësishme, ne kujtojmë dhe nderojmë me sinqeritetin më të madh të gjithë ata protestues, të cilët me vendosmëri dhe guxim të lartë artikuluan të drejtën e qytetarëve të Kosovës për Republikë”, shton Limaj.
Shkrimi i plotë:
Sot u bën 44 vjet nga organizimi i demonstratave studentore të vitit 1981, ku mijëra studentë anekënd vendit, profesorë universitarë dhe qytetarë të shumtë zgjodhën rrugën e protestës kundër shtypjes që u bëhej nga regjimi i asaj kohe, si dhe për të kërkuar avancimin e statusit politik të Kosovës nga autonomia në Republikë.
Demonstratat e 11 marsit të vitit 1981 dhe demonstratat e mëvonshme të atij viti shënuan kthesën e madhe në përpjekjet e popullit tonë për liri e pavarësi.
Në këtë ditë të rëndësishme, ne kujtojmë dhe nderojmë me sinqeritetin më të madh të gjithë ata protestues, të cilët me vendosmëri dhe guxim të lartë artikuluan të drejtën e qytetarëve të Kosovës për Republikë.


