Fokusi i vetëm i Liverpool-it do të jetë kalimi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve kur ata të takohen me Paris Saint-Germain, por ata kanë pesë lojtarë në rrezik të pezullimit.
PSG luan sonte ndaj Liverpoolit në Anfield, me ‘Reds’ që mban një avantazh 1-0 nga loja në Parc des Princes.
Psë lojtarë janë në rrezik të pezullimit nëse ndëshkohen sonte dhe Reds kalojnë tutje.
Këta lojtarë janë Virgil van Dijk, Ibrahima Konate, Andy Robertson, Alexis Mac Allister dhe Harvey Elliott – me përjashtim të numrit 19, të gjithë pritet të startojnë në Anfield.
/GazetaBlic Sport


