Lajme

Një gruaje i merret ora në ANP “Adem Jashari”, personi i dyshuar zbulohet nga kamerat

03/11/2025 10:33
nga:Genita C

Një i dyshuar është intervistuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Fillimisht, një grua ishte ankuar se i mungonte ora e saj, e ku pastaj Policia e Kosovës përmes kamerave e ka vërejtur se i dyshuari në fjalë ia kishte marrë.

Në raportin ditor është bërë e ditur se i dyshuari është intervistuar, ndërkohë ora i është kthyer pronares.

“Është raportuar se ankueses femër kosovare i mungon ora e saj të cilën përmes kamerave është vërejtur se e kishte marr i dyshuari mashkull shtetas i huaj. I dyshuari është intervistuar ndërsa ora i është kthyer pronares. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.