Të hënën rreth orës 14.oo, nga hetuesit e Drejtorisë së policisë së Kryeqytetit është shqiptuar masa e arrestit ndaj të dyshuarit A. C, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Masa mbi dyshimin e arsyeshëm sipas policisë, për implikim në së paku shtatë raste të vjedhjeve të ndodhura në muajt shkurt dhe mars të këtij viti, transmeton klankosova.tv.
Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale të vjedhjes.


