Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Ai do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Me Kurtin ai do të takohet pas Osmanit, në ora 14:50.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 14:50


